Description
Nutridrink është një ushqim për qëllime të veçanta mjekësore. Rekomandohet për menaxhimin dietik të
kequshqyerjes që shkaktohet nga sëmundje të ndryshme.
Është një suplement ushqimor i kompletuar dhe me përmbajtje të lartë energjie.
Pa gluten. Virtualisht pa laktozë.
Paketuar në atmosferë të mbrojtur
UDHËZIME PËR PËRDORIM:
Ruajeni në vend të freskët e të thatë. Tundeni mirë para përdorimit. Lëngu është gati për t’u përdorur dhe është
mirë ta përdorni të ftohtë. Pasi të hapet, të ruhet në frigorifer e të konsumohet brenda 24 orësh.
DOZIMI
Sipas rekomandimit të mjekut. Si shtesë në dietë mund të konsumohen 1 deri 3 shishe në ditë dhe kur përdoret
si burim i vetëm i ushqimit 5-7 shishe në ditë.
Përbërësit:
Ujë, maltodekstrinë, proteina të qumështit të lopës, sheqer, vajra bimore (vaj rapsi, vaj luledielli), kakao, aromë,
emulsifikues: (lecitinë soje), rregullator i aciditetit (acid citrik), citrat kaliumi, klorur magnezi, hidroksid kalciumi,
klorur koline, karotenoide (përmbajnë sojë) (ß-karoten, lutein, oleoresinë likopeni nga domatet),
dikalium-hidrogjenfosfat, L-askorbat natriumi, trikalcium-fosfat, klorid kaliumi, stabilizues (karagjenan), hidroksid
kaliumi, laktat hekuri, sulfat zinku, nikotinamid, retinilacetat, glukonat bakri, DL-α-tokoferil acetat, selenit natriumi,
sulfat mangani, kalcium D-pantotenat, klorur kromi, D-biotinë, kolekalciferol, hidroklorid tiamine, acid folik,
hidroklorid piridoxine, cianokobalaminë, molibdat natriumi, florid natriumi, riboflavin, jodur kaliumi, fitomenadione.
Alergjenët: qumështi dhe soja
Vetëm për përdorim enteral. Të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore. I përshtatshëm si burim i vetëm i
ushqimit. Nuk rekomandohet për fëmijët nën 3 vjeç. Të përdoret me kujdes për fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç. Nuk
është i përshtatshëm për pacientët me galaktosemi.
Përbërësit | Për 100 ml |
---|---|
Energji | 630 kJ / 150 kcal |
Yndyrna (35% En) | 5.8 g |
– Acide yndyrore të ngopura | 0.7 g |
Karbohidrate (49% En) | 18.5 g |
– Sheqerna | 6.8 g |
– Laktozë | <0.025 g |
Fibra (0% En) | 0.3 g |
Proteina (16% En) | 5.8 g |
Kripë | 0.23 g |
Vitamina | |
Vitaminë A | 123 µg RE |
Vitaminë D | 1.1 µg |
Vitaminë E | 1.9 mg α-TE |
Vitaminë K | 8.0 µg |
Tiaminë (B1) | 0.23 mg |
Riboflavinë (B2) | 0.24 mg |
Niacinë (B3) | 1.4 mg (2.7 mg NE) |
Acid Pantotenik (B5) | 0.80 mg |
Vitaminë B6 | 0.26 mg |
Acid Folik | 40 µg |
Vitaminë B12 | 0.32 µg |
Biotina | 6.0 µg |
Vitaminë C | 15 mg |
Minerale | |
Natrium | 90 mg |
Kalium | 159 mg |
Klorid | 87 mg |
Kalcium | 91 mg |
Fosfor | 78 mg |
Magnezium | 23 mg |
Hekur | 2.4 mg |
Zink | 1.8 mg |
Bakër | 0.27 mg |
Mangan | 0.50 mg |
Fluor | 0.15 mg |
Molibden | 15 µg |
Selen | 8.6 µg |
Krom | 15 µg |
Jod | 20 µg |
Të tjera | |
Karotenoide | 0.30 mg |
Kolina | 55 mg |
Osmolariteti | 450 mOsm |